E hënë, 24 tetor 2022 – Leximet biblike.

APOSTULLI - Filipianëve 2:12-16.

Prandaj, o të dashurit e mi, sikundër u bindët përherë, jo vetëm si në praninë time, por shumë më tepër tani në mungesën time, punoni për shpëtimin e vetes suaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është ai që vepron tek ju edhe dashjen edhe veprimin, për mirëpëlqimin e tij. Bëni gjithçka pa murmuritje e pa kundërshtime, që të jeni faqebardhë e të pastër, bij Perëndie patëmetë, në mes të një brezi dredharak e të shtrembër, në mes të të cilëve ndriçoni si yje në botë, duke mbajtur fjalën e jetës, për mburrjen time në ditën e Krishtit, se nuk brodha më kot, as u nuk u mundova më kot.

UNGJILLI - Llukai 10:22-24.

Edhe si u kthye nga nxënësit tha: Të gjitha m’u dhanë në dorë prej Atit tim; edhe asnjë nuk di cili është Biri, veç Ati; edhe cili është Ati, veç Biri, edhe ai, të cilit të dojë Biri t’ia zbulojë. Edhe u kthye tek nxënësit, e u tha veçan: Lum sytë që shohin këto që shihni ju. Sepse po ju them juve, se shumë profetë e mbretër deshën të shihnin ato që shihni ju, po nuk i panë; edhe të dëgjonin ato që dëgjoni ju, po nuk i dëgjuan.