Sepse nuk duam të mos dini, o vëllezër, për shtrëngimin tonë që na ndodhi në Azi, se vuajtëm jashtë mase, përmbi fuqinë tonë, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën.
Po ne në veten tonë kishim marrë vendimin e vdekjes, që të mos kemi shpresë në veten tonë, po në Perëndinë që ngjall të vdekurit; i cili na shpëtoi prej një vdekjeje kaq të madhe, edhe na shpëton; në të cilin shpresojmë se edhe prapë do të na shpëtojë, kur të na ndihmoni edhe ju me lutjet për ne, që të bëhen falënderime për ne prej shumë vetash për dhuratën që na u dha me anë të shumë njerëzve.
Edhe asnjë kur ndez kandil nuk e mbulon me enë, a e vë nën shtrat; po e vë mbi kandiler, që të shohin dritën ata që hyjnë.
Sepse nuk ka ndonjë të fshehtë që nuk do të shfaqet; as të fshehtë që nuk do të merret vesh, e të dalë në dukje.
Shikoni pra si dëgjoni; sepse atij që ka, do t’i jepet; po atij që s’ka, edhe ajo që pandeh se ka do të merret prej tij.
Edhe erdhën tek ai e ëma edhe vëllezërit e tij, dhe nuk mund ta takonin prej turmës. Edhe e lajmëruan, duke thënë: Nëna jote dhe vëllezërit e tu po rrinë jashtë dhe duan të të shohin. Po ai u përgjigj e u tha atyre: Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë këta që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e bëjnë atë.