E shtunë, 28 janar 2023 – Leximet biblike.

APOSTULLI - 1 Korinthianëve 10:23-28.

Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, po jo të gjitha ndërtojnë. Askush le të mos kërkojë të mirën e tij; po secili të tjetrit. Hani çdo gjë që shitet në tregun e mishit, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes, sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”. Edhe nëse ju thërret ndonjë nga jobesimtarët, edhe doni të shkoni, hani çdo gjë që t’ju vihet përpara, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes. Por nëse ju thotë juve ndonjë: Ky është theror idhulli, mos hani për hir të atij që ju tregoi dhe për hir të ndërgjegjes; sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”.

UNGJILLI - Mateu 24:34-37, 42-44.

Me të vërtetë po ju them juve, ky brez nuk do të shkojë, deri sa të bëhen të gjitha këto. Qielli edhe dheu do të shkojnë, po fjalët e mia nuk do të shkojnë. Edhe për atë ditë e për atë orë, asnjë nuk di gjë, as engjëjt e qiejve, veç Ati im vetëm. Edhe siç ishin ditët e Noes, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut. Rrini zgjuar pra, sepse nuk dini në ç’orë vjen Zoti juaj. Po këtë e dini, se ta dinte i zoti i shtëpisë, në ç’kohë të natës vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar, edhe nuk do të linte të shpohej shtëpia e tij. Prandaj edhe ju bëhuni gati, sepse Biri i njeriut vjen në atë orë që nuk jua pret mendja juve.