E martë, 10 tetor 2023 – Leximet biblike.

APOSTULLI - Filipianëve 1:8-14.

Sepse dëshmitari im është Perëndia, se kam shumë mall për të gjithë ju me dhembshurinë e Jisu Krishtit. Edhe për këtë lutem, që të teprojë dashuria juaj edhe shumë e më shumë në njohuri e në çdo kuptim, që të dalloni më të rëndësishmet, që të jeni të çiltër e të papenguar deri në ditën e Krishtit, plot me fryte drejtësie, që janë me anë të Jisu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë. Edhe dua ta dini, o vëllezër, se sa më ndodhën mua ndihmuan më tepër për përparimin e ungjillit; aq sa vargonjtë e mi për Krishtin u bënë të dukshme në gjithë pretoren e në gjithë të tjerët; edhe më të shumtët e vëllezërve në Zotin, duke marrë zemër nga vargonjtë e mi, guxonin më tepër për të thënë pa frikë fjalën.

UNGJILLI - Llukai 8:1-3.

Edhe pastaj ndodhi që ai shkonte qytet më qytet e fshat më fshat, duke predikuar e duke dhënë lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë; dhe të dymbëdhjetët ishin bashkë me të, edhe disa gra që ishin shëruar nga frymë të liga e nga sëmundje, Maria, që quhej Magdalena, prej së cilës patën dalë shtatë demonë, edhe Joana, gruaja e Huzait, kujdestarit të Herodit, edhe Suzana, dhe shumë të tjera, të cilat i shërbenin me ato që kishin.