Zyra e Rinise Tirane, ne bashkepunim me nje grup studentesh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes (OCMC), me date 7 Mars 2015, organizuan ne Manastirin e Hirshem te Shen Vlashit ne Durres, takim nje ditor me te rinj te Dioqezes se Tiranes.
Tema e ketij takimi ishte “Si të jetojmë një jetë me Krishtin”.
Rreth 170 te rinj pjesemarres ishin nga Tirana, Durresi, Elbasani dhe rrethinat e tij, Librazhdi, Kavaja dhe studentë te Akademise Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Mori pjese gjithashtu edhe keshilli i te rinjve i zgjedhur nga Asambleja e Pergjithshme e Rinise ne dhjetor te 2014 nga vete te rinjte, qe i votuan per te qene bashkepunetore te pergjegjesve ne jeten dhe veprimtarine rinore.
Programi filloi me “Akathistin e Falënderimit” ne Kishen e Manastirit dhe me pas konsistoi ne nje referat te mbajtur nga pedagogu i Akademise z. Thoma Shkira si dhe ne ndarje ne grupe.
Gjate dites, te rinjte u njohen me teper me besimin orthodhoks dhe me njeri tjetrin. Vizituan ambjentet e Akademise Teologjike, Manastirin e Hirshem te Shen Vlashit si dhe Skitin e Miroprureseve.
Ne fund, te rinjte u mblodhen serisht ne Kishen e Manastirit ku perfaqesues te secilit grup, ndane pervojen e tyre ne prani te te gjithe pjesemarresve duke shkembyer keshtu idete dhe forcuar lidhjet mes njeri-tjetrit.
Ne mbyllje te programit, Episkop Asti i cili ishte pranishem gjate gjithe ketij aktiviteti, falenderoi te rinjte per pjesemarrjen e tyre, falenderoi gjithashtu edhe studentet amerikane per kete bashkepunim dhe mbeshtjetje dhe u uroi te rinjve te jene githmone te bashkuar me Trupin e Krishtit…
Pas kendimit “Cila Perendi…” te gjithe u larguan drejt vendeve te tyre te mbushur me gezim nga ky aktivitet i veçante qe mbetet nje nga aktivitetet me te medha dhe me te bukura te vitit…