Sot me date 7 Dhjetor 2015, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimi Kombëtar i Rinisë, Rrjeti Kombetar i te Rinjve ne Shqiperi dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, me mbeshtetjen e Olof Palme International Centre dhe CRCA Shqiperi, në kuadër të fuqizimit dhe mbështetjes që japin për organizatat rinore të shoqërisë civile, organizuan “Panairin e Organizatave Rinore” në Qendrën Rinore të Tiranës.
Ky panair, ka për qëllim të rrisë qëndrueshmërinë punës së organizatave rinore përmes rritjes së aksesit në fondet e donatorëve të ndryshëm.
Morën pjesë rreth 50 organizata rinore nga i gjithë vendi ndër të cilat edhe Lidhja Rinore Orthodhokse “Bijtë e Dritës” (Tiranë dhe Berat) me stendën e saj, përfaqësuar nga kordinatorët përkatës ku prezantuan tek pjesëmarrësit, donatorët dhe vizitorët e shumtë nismat dhe aktivitetet sociale dhe shpirtërore.
Gjatë këtij aktiviteti u bë edhe vlerësimi me çertifikatë mirënjohjeje për 23 të rinj dhe te reja nga qytete te ndryshme të vendit për idetë dhe nismat e ndërmarra prej tyre në dobi të komuniteteve ku bëjnë pjesë.
Ky aktivitet ofroi një mundësi e mirë për të shpalosur punën, misionin dhe aktivitetet e organizatave rinore në Shqipëri, të cilat në shumicën e rasteve bëhen në mënyrë vullnetare, si dhe të forcojë kapacitet dhe të krijojë qëndrueshmëri në pëpjekjet e tyre.