Takim i te rinjve me Kryepiskopin Anastas. 13 Dhjetor 2015

Takim i te rinjve me Kryepiskopin Anastas. 13 Dhjetor 2015

Sot me date 13 Dhjetor 2015, pas Liturgjise Hyjnore, ne ambjentet e Salles se Aktiviteteve Rinore ne Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” Tirane, u zhvillua takimi rinor ku i ftuar ishte Kryepiskopi Anastas. Ne nje atmosfere mjaft te ngrohte dhe festive, nder te tjera Kryepiskopi theksoi: “Të rinj dhe të reja: përveç lirisë që mund t’ju ofrohet në kohët e sotme për të jetuar në vende të ndryshme, keni edhe përgjegjësinë e madhe për të ndihmuar në zhvillimin e vendit, prandaj ju them të mos e braktisni vendin tuaj, Shqipërinë, por të jetoni këtu, sepse ajo ka nevojë për ju.” Gjithashtu ai theksoi edhe rolin e Besimit Orthodhoks ne vendin tone ne kohet qe jetojme, detyrimet qe kemi dhe qe jane pikerisht te jemi njerez te pergjeshem, te ndershem, te paster, te drejte, te vertete… Besimi Orthodhoks jo vetem qe flet per keto, por jep edhe frymezim… “Besimi Orthodhoks nuk eshte vetem te ndezim qirinj dhe te pershendoshim ikonat, besimi yne nuk eshte magji, besimi yne eshte i drejte dhe i vertete” theksoi nder te tjera Kryepiskopi Anastas tek te rinjte e pranishem. Gjithashtu sot grupi i te rinjve vullnetare ne Katedrale, mblodhi dhuratat e besimtareve ne ushqime dhe mjete financiare, te cilat do te perdoren per pregatitjen e 50 pakove ushqimore me rastin e Krishtlindjeve 2015, per familje te varfera. Nisma do te vazhdoje deri me date 20 Dhjetor dhe menjehere me pas do te behet paketimi dhe shperndarja e tyre perpara festes se Krishtlindjeve.