Në manastirin e hirshëm të Shën Vlashit, në datën 26 mars u organizua aktiviteti një ditor me temë: “Jisu Krishti Burimi i Jetës” me të rinj nga e gjithë Mitropolia e Tiranës. Morën pjesë rreth 150 të rinj nga rrethi i Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Kavajës dhe Cerriku.
Aktiviteti u drejtua nga Episkopi i Bylisit + Asti dhe u organizua nga Zyra e Rinore te Tiranës në bashkëpunim me OCMC grup i ardhur nga Amerika.
Programi filloi me lutje në kishën e manastirit në orën 9:00. Pas ngrënies së mëngjesit vijoi me referatin e përgatitur nga z. Dhimitër Qosja pedagogun e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, me temë: “Krishti Burimi i Jetës”.
Dy takimet në grupe të vogla të të rinjve i dhanë mundësinë atyre që të njihen me njëri – tjetrin, të diskutojnë rreth referatit të që dëgjuan, gjithashtu të ndajnë dhe t’i tregojnë njëri – tjetrit si e jetojnë jetën me Krishtin dhe cilat janë vështirësitë që hasin dhe si mund t’i përballojnë ato. Mbas ngrënies së drekës së bashku kishte një orë kohë të lirë, që në mënyrë fakultative të rinjtë mund të vizitonin skitin e Miroprurseve, ose varrin e misionares Lineta Hope, mund të bënin lojra sportive ose mund të shikonin edhe një film. Takimi i fundit ishte sërish në kishën e manastirit për të prezantuar punën në grupe dhe për të bërë përshëndetjen e fundit para largimit.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte njohja e të rinjve, krijimi dhe forcimi i miqësive ndërmjet njëri – tjetrit dhe të rinjve nga Amerika. Dëshmia edhe dinamika e tyre brenda enorisë dhe rritja e tyre më Krishtin duke qënë një potenciali i së tashmes jo vetëm në të ardhmen.