Udhëtim rinor në Dajt

Udhëtim rinor në Dajt

Me datë 13 Maj 2017, Zyra e Rinisë Tiranë dhe Qendra Studentore e Kishës Orthodhokse, organizuan një aktivitet një ditor në Malin e Dajtit në Tiranë. Të rinj, anëtarë të Lidhjes Rinore Orthodhokse “Bijtë e Dritës” Tiranë, në kuadër të vazhdimësisë së aktiviteteve rinore, morën pjesë në këtë ekspeditë duke shijuar natyrën mjaft të bukur dhe piktoreske, vepër e Perëndisë, që të ofron parku i Dajtit, zbukuruar akoma me shumë me lule dhe ngjyra të ndryshme prej stinës së bukur të pranverës. Pas ngjitjes më teleferik, vijoi marshimi me këmbë drejt majës së malit, shumë pranë antenave. Gjatë ngjitjes, programi përfshinte ndalesa në pika të ndryshme për foto, pushim, ushqim etj. Nuk mungoi edhe Himni Akathist, “Lavdi Perëndisë për gjithçka”(shkruajtur nga Metropoliti Trifon Turkestanov më 1934) ku të gjithë të rinjtë pjesëmarrës, lexuan pjesë nga ky himn i bukur që i kushtohet veprës së krijimit dhuratë nga Perëndia për njeriun. Gjatë zbritjes nga Mali i Dajtit e deri në fund, të rinjtë edhe pse të lodhur nga ecja, në fytyrat e tyre nuk mund të fshihej gëzimi dhe entuziazmi i krijuar nga ky aktivitet i cili nën shoqërinë e bukur pranë njeri-tjetrit e klasifikoi si një prej aktiviteteve më mbreslënëse të organizuara në Tiranë.