E shtuna e Ofrimit – Dashuria Vepron!

E shtuna e Ofrimit - Dashuria Vepron!

E shtuna e komunitetit studentor na mblodhi për të ndarë kohë dhe momente së bashku! Dita jonë filloi me pjesëmarrjen tonë në fushatën për mbledhjen e ushqimeve në bashkëpunim me Food Bank Albania! Qëllimi i pjesëmarrjes sonë në këtë fushatë ishte që materialet ushqimore të mbledhura në fund të fushatës të shkojnë për Mensat e Kishës sonë. Pas përfundimit të ditës së parë të fushatës u takuam tek salla e Rinisë, pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” dhe u angazhuam për zbukurimin e lambadhave për Pashkë. Ditën tonë të mbushur me aktivitete e mbyllëm me një vizitë baritore në një qendër sociale, e cila u ofron njerëzve një mundësi për t’u ushqyer, për tu ndjerë të shoqëruar me një përkujdesje e cila nuk cënon dinjitetin e tyre njerëzor. Ndërkohë që sot në Manastirin e hirshem te shen Joan Vladimirit një anëtar i rinisë, dhurues Anonim, ofroi disa rrënjë pishe të cilat pasuruan gjelbërimin e Manastirit dhe iu bashkangjitën Nismës sonë të gjelbërimit “Dashuria Vepron”. Faleminderit të gjithëve për ofrimet e çmuara të dashurisë dhe përkushtimit tuaj.