Vizita e të rinjve në qytetin e Gramshit mbushi me gëzim shumë zemra. Përpara se të vizitonin mensën “Shën Nektari” të rinjtë iu bashkuan fushatës për mbledhje ushqimesh të Food Bank-ut, shërbimi i të cilëve bëri të mundur sigurimin e disa ushqimeve për këtë mensë. Pas dhurimit të ushqimeve të rinjtë Orthodhoksë të Tiranës së bashku me grupin e të rinjve nga OCMC, Qendra e Krishterë Misionare Orthodhokse vizituan Ujëvarën e Sotirës. Bukuria dhe madhështia e saj bëri që të gjithë me admirim të pohonin: Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot!
Para largimit nga Gramshi u mbollën disa rrënjë ullinj te Kisha e Metamorfozës, traditë kjo e nisur nga klerikët që shërbejnë aty.
Faleminderit të gjithëve për këtë ditë të veçantë dhe mirënjohje Stephanos & Alexandria Missionaries to Albania për programin e organizuar.