Pelegrinazhi shpirtëror u organizua nga Zyra Rinore Tiranë, për të njohur më mirë thesaret e Besimit tonë Orthodhoks, historinë dhe për t’u rritur në besim dhe miqësi.
35 të rinj anëtarë të Lidhjes Rinore, Tiranë, së bashku me 15 anëtarë të grupit rinor Fier morën pjesë në pelegrinazhin shpirtëror të datës 24 nëntor 2018.
Itenerari i këtij pelegrinzhi filloi me vizitën në manastirin e Lindjes së të Tërëshenjtës Mari, në Ardenicë, ku u mikpritëm nga murgu Serafim.
Gjurmët e historisë dëshmojnë ende për dashurinë dhe përkushtimin e shumë personave për vendin dhe besimin tonë të bukur, nga ku duhet të mësojmë edhe të përpiqemi të ndjekim gjurmët e tyre.
Lutja e mirënjohjes dhe e falenderimit ndaj Zotit pë çdo gjë, ishte pjesë e pandarë e çdo ndalimi përgjatë pelegrinazhit.
Pastaj vijuam me vizitën në Katedralen e Shën Gjergjit Fier, ku na gëzoi mikpritja dhe entuziazmi i të rinjve.
Pas prezantimit me të rinjtë, imzot Nikolla, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, ofroi një bisedë frymëzuese për të gjithë të pranishmit.
Fjalimi frymëzues i imzot Nikollës bëri të rinjtë të reflektojnë më shumë për mënyrën e jetës dhe si të mësohen me sakrificat që sjellin shumë dobi. Si e kemi të nevojshme shoqërinë me njëri-tjetrin, ashtu ta kemi edhe lutjen, leximin e Ungjillit, si komunikimi ynë me Zotin dhe rritja e miqësisë sonë me Të.
Dreka e përbashkët dhe shëtitja buzë detit mbylli këtë pelegrinazh shumë të veçantë.
Faleminderojmë Mitropolinë e Shenjtë të Apollonisè dhe Fierit për mikëpritjen e ngrohtë dhe plot dashuri. Faleminderit Imzot Nikolla, atë Dhimitri dhe Ingrida Bida së bashku me grupin e të rinjve tuaj plot entuziazëm.
Faleminderit Jani Meni për organizimin e përgjithshëm të programit, së bashku me Ana Baba. Faleminderit atë Grigor Pelushi për interesimin e madh dhe kujdesin për grupin rinor.
Faleminderime në veçanti dhe shumë mirënjohje Fortluturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas për dashurinë e pafund dhe përkujdesjen atërore, që brezi i ri të rritet me vlera dhe të ecin në rrugën që çon në jetën e përjetshme.