Sot, me datë 20 Tetor 2019, me rastin e fillimit të programit rinor 2019-2020, në sallën e Rinisë së Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, nën drejtimin e At Grigor Pelushit, përgjegjës i Zyrës së Rinisë, u krye shërbesa e Ajazmes së vogël (Bekimi i vogël i ujit).
Nën sloganin vjetor “Kujto Krijuesin tënd në vitet e rinisë sate”, të rinjtë pjesëmarres u njohen me kuptimin dhe perdorimin e Ujit te Bekuar, Shërbeses së Ajazmës, të cilet u ftuan ta përdorin në raste te ndryshme nevoje si bekim dhe si burim shenjtërimi dhe pastrimi shpirtëror.
Duke lexuar dhe psalur së bashku, të rinjtë u njohen me uratat dhe lutjet e kësaj shërbese dhe në fund, duke psalur Troparin e Kryqit “O Zot shpëto popullin tënd…” u bë sperkatja me ujë bekuar në secilin pjesëmarrës si dhe ambjenteve të sallës së aktiviteteve rinore.
Kujtojmë gjithashtu dhe ftojme të gjithë te rinjtë e moshës 18-30 vjeç që ndodhen në Tirane, të bëhen pjesë e aktiviteteve rinore të Kishës Orthodhokse për një udhëtim shpirtëror mjaft të bukur drejt Zotit, Krijuesit të gjithësisë, Atit të Dashurisë.