Pako ushqimore dashurie “Pashkë 2020”

Pako ushqimore dashurie "Pashkë 2020"

Duke besuar në një Perëndi që i do të gjithë dhe i përqafon të gjithë, duke ditur gjithashtu se Ai është Mjeku i mjekëve, shpresa, Shpëtimtari dhe çliruesi nga çdo sëmundje dhe pa lejen e Tij nuk ndodh asgjë, stafi i Zyres së Rinisë Orthodhokse pranë Kryepiskopatës së Tiranës, me mbështetjen e mjaft miqve dashamirës nga brenda dhe jashtë vendit, me rastin e Pashkës 2020, organizoi dhe përfundoi sot të Mërkurën e Madhe me datë 15.04.2020 në një kohë mjaft të shkurtër, nismën humane të rradhës për 70 familje në nevojë në Tiranë dhe Gramsh, të cilat tashmë me situatën e rënduar ekonomike dhe të përkeqësuar prej pandemisë, shfaqin nevoja të mëdha për ushqimet bazë. Besimtarë dhe miq, ofruan ushqime të shportës (miell, oriz, fasule, vaj, sheqer, makarona, konserva, ëmbëlsira, etj) si dhe vlera monetare të cilat u përdorën për kompletimin sipas parashikimit të përmbajtjes së pakos. Familjet e identifikuara në nevojë që si gjithmonë ishin pa dallim fetar me anëtarë të moshuar, të sëmurë, të vemtuar dhe disa prej tyre me shumë fëmijë, ishte grupi i synuar i kësaj nisme. Gjatë shpërndarjes, për të shmangur grumbullimin e njerëzve dhe për të zbatuar distanicimin fizik social, u zbatuan me perpikmeri të gjitha masat e autoriteve të shëndetësise ku një pjesë e ndihmave u dorëzua derë më derë dhe pjesa tjeter ne ambjente te hapura pranë banesave të tyre apo oborreve te Kishave. Nisma të tilla organizohen në çdo Mitropoli të vendit nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Ato janë tregues dashurie për të cilën shoqëria e sotme shqiptare ka aq shumë nevojë si per ata që i përfitojnë, gjithashtu edhe për ata që dhurojnë. Ështe detyrë dhe kënaqësi shpirtërore e çdo të krishteri të ofrojë dhe mbështesë kedo qe ndodhet në vështirësi jo vetëm në kohë pandemie ku shpresojmë dhe lusim Zotin e mëshirave dhe mrekullive që kjo situatë të kalojë sa më shpejt, por në çdo rast ku lipset nevoja. “Mbani barrët e njeri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni, ligjin e Krishtit” (Galatasve 6:2) Falenderojmë të gjithë sa u angazhuan në këtë nismë dhe urojmë për secilin: Pashkë të gëzuara me Krishtin e Ngjallur në familjet e tyre!