Dhuratë për fëmijët e Shtëpisë Orthodhokse Shpresa -Shën Vlash, Durrës 2021

Dhuratë për fëmijët e Shtëpisë Orthodhokse Shpresa -Shën Vlash, Durrës 2021

Sot me datë 21.03.2021, të Dielën e Orthodhoksisë, Zyra e Rinisë së Kryepiskopatës së bashku me një përfaqësi nga grupi rinor Orthodhoks i Tiranës, morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore në Manastirin e Hirshëm të “Shën Vlashit” Durrës. Duke pasur parasysh gjithmonë mbështetjen e njerëzve në nevojë, pas Liturgjisë Hyjnore, u organizua një vizitë në Shtëpinë Orthodhokse për fëmijë “Shpresa” e cila nën kujdesin e Kishës Orthodhokse, strehon, arsimon dhe ndihmon fëmijë me vështirësi nga qytete të ndryshme të vendit. Kështu, u dorëzua fondi prej 100.000 LEK (të reja) si dhe ilace të ndryshme farmaceutike për fëmijë, të ofruara nga dashamirës dhe mbështetës të Zyrës së Rinisë të cilët vazhdimisht përkrahin nismat e bamirësisë të organizuara prej saj. Të rinjtë gjithashtu patën mundësinë të vizitonin ambjentet e ndryshme të Akademisë Teologjike duke u njohur nga afër me programin studentor të saj si dhe nismat dhe programet e ndërmarra ndër vite. Foto: K.Shtuni Raportoi: Jani Meni