Nen drejtimin e Ate Grigor Pelushit, Zyra e Rinise prane Kryepiskopates, ne kuader te aktiviteteve rinore permbyllese per vitin akademik 2020-2021, organizoi per te rinjte orthodhoksë te Tiranes, nje peligrinazh shpirteror ne kisha dhe manastire te Vlores. Keshtu, vizita e pare u krye ne ishullin piktoresk te Zvernecit ne Manastirin “Fjetja e Hyjlindeses”. Pas mikpritjes nga prifti i Manastirit Ate Jani Tereziu, te rinjte kryen lutjen e Paraklisit te Vogel dhe me pas, vizituan edhe kishezen e Shen Trinise (Shen Triadhes) e cila ndodhet ne anen e pasme te ishullit duke vizituar keshtu pjesen e brendeshme te pyllit, e cila ka nje bukuri mahnitese. Pas vizites mjaft mbreselenese te ketij vendi jo vetem te bekuar por edhe krenari per vendin, te rinjte u drejtuan ne Kishen Katedrale “Shen Theodhoret” te qytetit te Vlores, dhe me pas drekuan se bashku fale kujdesit te Ate Kostandin Priftit. Gjate vizitave ne kisha dhe manastire, njezeri te rinjte psalnin disa here himnin paskal “Krishti u Ngjall”, duke shprehur mirenjohjen dhe falenderimin e tyre per cfare Zoti ka bere per njerezit te cilat i tregon qarte madheshtia e krijimit, qielli dhe natyra. Programi permbante gjithashtu kohe te lire per te vizituar qytetin e Vlores, Sheshin e Flamurit, Muzeun, bulevardin dhe shetitoren e re Lungomare. Ky aktivitet i vecante, u mundesua financiarisht me fondet e vete te rinjve me programe vetfinancimi si edhe kontribute te tyre personale. (Jani Meni)