Zyra e Rinisë së Tiranës – Studimi biblik
Zyra e Rinisë në Tiranë organizon një larmi aktivitetesh javore, si shërbesa lutësore, punëdore, diskutime temash shpirtërore dhe sociale, nisma të ndryshme vullnetare si dhe disa konferenca dhe pelegrinazhe përgjatë vitit.
Programit javor i është shtuar edhe studimi biblik, i cili zhvillohet rregullisht që nga nëntori i vitit të kaluar. Aktualisht të rinjtë po studiojnë Ungjillin e Mattheut. Studimi biblik kryesohet nga misionarët amerikanë Stilian dhe Theofani Sarijanis, të cilët kanë ardhur së fundmi në Shqipëri përmes Qendrës së Misionarizmit të Kishës Orthodhokse (Orthodox Christian Mission Center). Mësimi zhvillohet në sallën e rinisë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Zyra e Rinisë së Tiranës i fton të gjithë të rinjtë t’i bashkohen këtij programi, për të analizuar dhe njohur më thellë Shkrimin e Shenjtë, i cili është një ndër bazat e besimit tonë.