“Syte e mi jane syte e tu”

“Syte e mi jane syte e tu”

Sot me date 21 Dhjetor 2021, ne kuader te festave te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri 2022, nje perfaqesi nga Zyra e Rinise prane Kryespiskopates, te mbeshtetur financiarisht nga miqte e saj, organizuan nje vizite ne Institucionin e nxenesve qe nuk shikojne ne Tirane. Ata u priten me mjaft perzemersi nga z.Emilano Lule, drejtues i kesaj qendre, i cili falenderoi Lidhjen Rinore Orthodhokse qe per te disaten here, kane vizituar dhe jane treguar te gatshem jo vetem per vizita dhe aktivitete por edhe per te mbeshtetur me nisma konkrete per mundesimin e sigurimit te pajisjeve te rendesishme qe ka nevoje qendra duke u rreshtuar keshtu krah donatoreve te ndryshem qe vazhdimisht kane ne vemendjen e tyre qendra te tilla. Perfaqesuesit e rinise orthodhokse, paten nje takim te perbashket me nxenes te qendres, ku ndane urimet per nje vit sa me te mbare me premtimin se bashkepunimi do te vazhdoje ne te ardhmen me vizita dhe aktivitete te perbashketa. Per 51 femijet e qendres te cilet jane nga qytete te ndryshme te vendit, u siguruan panetone si nje dhurate simbolike te cilen per festat e fundvitit do t’i marrin me vete ne familjet e tyre.