Prerja e Kekut 2022

Prerja e Kekut 2022

Pershendetje te gjitheve,
Neser, diten e diele pas Liturgjise Hyjnore qe perkon edhe me festen e tre hierarkeve te medhenj te Kishes, Vasili i Madh, Grigor Theologu & Joan Gojarti, ne sallen e rinise/katedrale do te kemi takim rinor ku do te pritet me pas edhe keku i Shen Vasilit per kete vit. Keta eter te medhenj jane ndriçues te besimit tone, jane transmetues te Hirit Hyjnor prandaj ju sugjerojme fort qe te lexoni rreth veprave te tyre pasi mohuan veten e tyre per besimin duke jetuar ketu ne toke jete engjellore. Theniet e tyre dhe keshillat jane te panumerta por per studentet vlen shume thenia e Shen Vasilit: “Ashtu si bletët zgjedhin nektarin nga lulet, keshtu edhe ju, zgjidhni atë qe lexoni. Të mbani të mirat dhe të dobishmet” Kete keshille e ka dhene ne shek III-IV, qe botimet dhe mundesite per te lexuar ishin shume te pakta dhe te limituara se sot. Imagjinoni sa kohe humbim sot me lundrime pafund interneti dhe applikacionesh te ndryshme qe nuk sjellin asnje dobi. Per me teper, le te diskutojme neser rreth tyre dhe te kalojme kohe se bashku. Mirutakofshim ne sallen e rinise!