Vizitë e të rinjve orthodhoksë të Tiranës në Manastirin e hirshëm të Shën Vlashit.

Vizitë e të rinjve orthodhoksë të Tiranës në Manastirin e hirshëm të Shën Vlashit.

Ditën e Diel datë 18 Dhjetor 2022 të rinjtë Orthodhoksë të Tiranës që herët në mëngjes u nisën drejt Manastirit të hirshëm të Shën Vlashit në qytetin e Durrësit. Prej kohësh të rinjtë e Tiranës po kultivojnë një lidhje shpirtërore me vendin e shenjtë kjo falë vizitave të shpeshta të tyre si në Manastirin e Shën Vlashit ku mirëpriten me shumë përkujdesje nga At Emanueli dhe prifrëresha Nestilda së bashku me bashkëpuntorët e tyre, Skitin e Miroprurëseve aty ku gjithmonë mirëpriten me plot dashuri nga motër Rakela, por edhe në “Shtëpinë e Shpresës” ku gjithmonë gjejnë ngrohtësinë e stafit të mrekulleshëm të kësaj qendre ndër të rrallat në vendin tonë, por edhe nga mirësia e fëmijëve që strehohen aty. Pjesëmarrja në Liturgjinë Hyjnore në këtë manastir është mjaft mbreslënëse që mbush dhe lartëson shpirtrat e të rinjve të cilët nuk dinë se ku ndodhen “në qiej apo në tokë”. Mbas bisedave rreth besimit me At Emanuelin dhe priftëreshën, të rinjtë me disa dhurata në duar dedikuar fëmijëve (të mundësuara nga mikja jonë e përhershme Emanuela) vizituan Shtëpinë Shpresa ku kaluan kohë të gëzueshme dhe festive nën tingujt e muzikës së Krishtlindjeve, këngëve, kolendrave bashkë me engjëjt e vegjël që gjenden aty. Prej disa kohësh, zyra e rinisë të Tiranës, ka ofruar përmes donatorëve ndihma financiare për këtë qendër të themeluar me plot dashuri nga Kryepiskopi Anastas për lavdi të Perëndisë. Mezi presim të gjithë të rikthehemi në këtë vend të shenjtë që ndodhet jo më shumë se 40 km nga kryeqyteti të takojmë shenjtorin mbrojtës të këtij vendi shën Vlashin, stafet që shërbejnë aty, motër Rakelën si edhe fëmijë e mrekullueshëm të Shtëpisë Shpresa.