Shikoni se mos e hidhni poshtë atë që flet; sepse nëse nuk shpëtuan ata që e hodhën poshë atë që u fliste atyre mbi dhe, shumë më tepër nuk do të shpëtojmë ne, në i kthefshim krahët atij që flet prej qiejve; zëri i të cilit atëherë tundi dhenë; po tani premtoi, duke thënë: “Unë edhe një herë do të tund jo vetëm dhenë, po edhe qiellin”. Edhe kjo fjalë “Edhe një herë” tregon vendndërrimin e atyre që tunden, si të bëra me dorë, që të mbeten ato që nuk tunden.
Edhe ju lutem juve, o vëllezër, duroni fjalën e këshillës; sepse me pak fjalë ju shkrova juve. E dini se vëllai Timothe u lëshua nga burgu, me të cilin, në ardhtë më shpejt, do t’ju shoh juve.
Përshëndetni gjithë të parët tuaj dhe të gjithë shenjtorët. Ju përshëndesin ata që janë nga Italia.
Hiri qoftë me ju të gjithë. Amin.
Edhe Herodi, tetrarku, pasi qortohej prej atij për Herodiadën, gruan e të vëllait të tij, edhe për gjithë të këqijat që pati bërë Herodi, shtoi edhe këtë përmbi të gjitha dhe e mbylli Joanin në burg.
Edhe pasi u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jisui, edhe ndërsa ishte duke u lutur, u hap qielli, edhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të me një lloj trupi si pëllumb, edhe erdhi një zë nga qielli, duke thënë: Ti je Biri im i dashur, ty të kam pëlqyer.