Prerja e Kekut 2023

Takim me të rinjtë në të kremten e 3 Hierarkëve të Kishës tonë - Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Teologu dhe Shën Joan Gojarti.

Takim me të rinjtë në të kremten e 3 Hierarkëve të Kishës tonë – Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Teologu dhe Shën Joan Gojarti. Me rastin e të kremtes së tre Hierarkëve të Kishës tonë të rinjtë Orthodhoksë u mblodhën në Qendrën Rinore ku morën pjesë në aktivitetet e organizuara nga Zyra e Rinisë me rastin e kësaj feste. Përgjegjësi i zyrës së Katekizmit pranë Kryepiskopatës referoi temën: Tre Hierarkët e Kishës shembuj dhe model për çdo të krishterë. Më pas u nda edhe keku i Shën Vasilit. “Asnjë i urtë nuk lindi i urtë. Çdo njeri kur vjen në botë noton në padije, s’njeh asgjë. Ngadalë fiton njohuri, mençurohet, arrin majat e dijes me mund të madh. Që dikush të bëhet shkencëtar, nevojiten dy gjëra: inteligjencë dhe arsim. Sikurse një arë që të japë frut duhet të jetë tokë pjellore, por dhe të pranojë kultivim, me mund e djersë, kështu dhe mendja më inteligjente nëse nuk merr arsim, nëse nuk pranon kultivim, nuk zhvillohet”.