Po ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto; edhe ndiq drejtësi, shpresëtari, besim, dashuri, durim, butësi. Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën edhe u thirre edhe rrëfeve rrëfimin e mirë përpara shumë dëshmitarëve.
Të porosis përpara Perëndisë që u jep jetë të gjithave, edhe përpara Krishtit Jisu që dëshmoi në ditët e Pont Pilatit rrëfimin e mirë: Ruaje porosinë të papërlyer, të paqortueshme, deri në shfaqjen e Zotit tonë Jisu Krisht, të cilën në kohën e caktuar do ta tregojë i lumuri dhe i vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve edhe Zot i zotërve, i vetmi që ka pavdekësi dhe që rri në dritë të paafrueshme, të cilin asnjë nga njerëzit nuk e pa, as mund ta shohë; të cilit i qoftë nder e pushtet i përjetshëm. Amin.
Ruhuni nga shkruesit që duan të ecin të stolisur, edhe duan përshëndetje nëpër tregjet, edhe vendet e para nëpër sinagogat, dhe vendet e para nëpër darkat; të cilët gllabërojnë shtëpitë e të vejave, me shkakun e rremë se luten gjatë; këta do të marrin më tepër dënim.
Edhe hodhi sytë e pa të pasurit që hidhnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit. Pa edhe një të ve të varfër duke hedhur atje dy të imëta.
Edhe tha: Me të vërtetë po ju them juve, se kjo e ve e varfër, hodhi më shumë se të gjithë. Sepse gjithë këta hodhën në dhuratat e Perëndisë prej tepricës së tyre, ndërsa kjo prej të mangëtës së saj hodhi gjithë pasurinë e vet që pati.
Duke thënë këto, thërriste: Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.