Rinia Ortodokse e Tiranës pranë vëllezërve në nevojë.
Rinia Ortodokse e Tiranës pranë vëllezërve në nevojë.
Stafi i Zyrës së Rinisë pranë Kryepiskopatës, me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit dhuroi sot në qytetin e Cërrikut një karrocë për ti ardhur në ndihmë një personi me aftësi të kufizuar për të lehtësuar sadopak vështirësinë me të cilën ai përballet.
Gjithashtu pranë Qëndrës “Shtëpiza Jeta” në këtë qytet ku banojnë persona që janë përherë nën kujdesin e stafit mjekësor u bë dhurimi i aparateve për matje tensioni dhe diabeti, veshmbathje si edhe një kokteil.
Gjithashtu në këtë ditë u dhuruan disa pako me ushqime për motrat dhe vëllezërit në nevojë.
Falenderojmë Klinikën Orthodhokse “Ungjillëzimi” me përfaqësues z. Vasil Kristo për dhurimin e karrocës si edhe Fondacionin “Dhiakonia Agapi” me përfaqësuese znj. Nina Gramo për ofrimin e një shume për blerjen e Aparateve matëse të Tensionit dhe Diabetit si edhe të Ushqimeve të Shportës. Falenderojmë Atë Petraqin, klerikun përgjegjës të Enorisë së Kishës “Lindja e Krishtit” për gjithë ndihmën që na ofroi.