Kur isha foshnjë, si foshnjë flisja, si foshnjë kuptoja, si foshnjë mendohesha; po kur u bëra burrë, i hodha tej punët e fëmijës, sepse tani shohim në të errët si në pasqyrë, po atëherë do të shohim faqe për faqe; tani njoh pjesërisht, po atëherë do të njoh sikurse edhe u njoha.
Edhe tani mbetet besimi, shpresa, dashuria, këto të tria; po më e madhja nga këto është dashuria.
Ndiqni dashurinë; edhe lypni me zell dhuratat shpirtërore, po më tepër që të profetizoni. Sepse ai që flet gjuhë të panjohur, nuk u flet njerëzve, po Perëndisë; sepse asnjë s’e kupton, po me shpirtin e tij flet fshehtësira.
Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim e për mësim e për ngushëllim. Ai që flet gjuhë të huaj ndërton veten e tij; po ai që profetizon, ndërton kishën. Edhe dua që të gjithë ju të flitni gjuhë, po më tepër të profetizoni; sepse ai që profetizon është më i madh se ai që flet gjuhë, përveç në e përktheftë, që të marrë ndërtim kisha.
Ndërsa ai po u fliste atyre këto, ja tek erdhi një i parë, edhe i lutej në gjunjë atij, duke thënë se ime bijë sapo vdiq; por eja edhe vër dorën tënde mbi të, edhe do të rrojë. Edhe Jisui u ngrit e i shkoi prapa, bashkë me nxënësit e tij.
Edhe ja një grua që i rridhte gjak nga vetja prej dymbëdhjetë vjetësh, u afrua nga prapa, dhe preku anën e rrobës së tij. Sepse thoshte me veten e saj: Vetëm në preksha rrobën e tij, do të shpëtoj. Edhe Jisui pasi u kthye edhe e pa atë, tha: Ki guxim, bijë; besimi yt të shpëtoi. Edhe gruaja shpëtoi që në atë çast.
Edhe Jisui pasi erdhi në shtëpinë e të parit, edhe pa fyelltarët edhe turmën duke bërë gjëmë, u thotë atyre: Ikni, sepse vashëza nuk vdiq, por po fle. Por ata e përqeshnin atë. Edhe turma si u nxor jashtë, hyri edhe e zuri prej dore; edhe vashëza u ngrit. Edhe kjo famë doli nëpër gjithë atë dhe.