Ju lutem pra, vëllezër, për përdëllimet e Perëndisë, t’i tregoni trupat tuaj therorë të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, adhurimin tuaj të arsyeshëm. Edhe mos u përshtatni me këtë jetë; po shndërrohuni me anë të përtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cila është dëshira e Perëndisë, e mira dhe e pëlqyeshmja dhe e përsosura.
Sepse me anë të atij hiri që më është dhënë, i them gjithësecilit prej jush të mos mendojë për veten e tij më tepër se sa duhet të mendojë, por të mendojë me urtësi, sipas masës së besimit që i caktoi Perëndia secilit.
Edhe pastaj ndodhi që ai shkonte qytet më qytet e fshat më fshat, duke predikuar e duke dhënë lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë; dhe të dymbëdhjetët ishin bashkë me të, edhe disa gra që ishin shëruar nga frymë të liga e nga sëmundje, Maria, që quhej Magdalena, prej së cilës patën dalë shtatë demonë, edhe Joana, gruaja e Huzait, kujdestarit të Herodit, edhe Suzana, dhe shumë të tjera, të cilat i shërbenin me ato që kishin.