Në qoftë drejtësia me anë të ligjit, atëherë Krishti vdiq më kot.
O Galatianë të marrë, kush ju mori më sysh që të mos i bindeni të vërtetës, përpara syve të të cilëve Jisu Krishti u përshkrua i kryqëzuar në mes tuaj?
Këtë vetëm dua të marr vesh prej jush: Prej veprash ligji e morët Frymën, apo prej dëgjimit të besimit? Kaq të marrë qenkeni?
Pasi nisët me Frymë, tani mbaroni me mish?
Më kot pësuat kaq shumë gjëra? Nëse vërtet ishte më kot. Ai pra që ju jep Frymën dhe punon çudira ndër ju, prej veprash ligji i bën këto, apo prej dëgjimit të besimit?
Sikurse “Abrahami i besoi Perëndisë, dhe iu llogarit atij për drejtësi”, dijeni pra, se ata që janë prej besimit, këta janë bij të Abrahamit.
Kryepriftërinjtë, pra, dhe Farisenjtë mblodhën një këshillë, dhe thoshin: Çfarë të bëjmë? Se ky njeri bën shumë çudira. Në e lënçim atë kështu, të gjithë do t’i besojnë; edhe do të vijnë romakët, dhe do të marrin edhe vendin tonë edhe kombin.
Edhe një nga ata, Kaiafa, që ishte kryeprift i atij viti, u tha atyre: Ju nuk dini asgjë. As nuk mendoni se është mirë për ne të vdesë një njeri për popullin, edhe të mos humbasë gjithë kombi.
Edhe këtë nuk e tha prej vetes së tij, po duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jisui kishte për të vdekur për kombin. Edhe jo për kombin vetëm, po edhe që të mbledhë në një bijtë e shpërndarë të Perëndisë.
Që atë ditë pra morën vendim në këshillë që ta vrasin. Prandaj Jisui nuk ecte më haptas në mes judenjve, po shkoi së andejmi afër shkretëtirës, në një qytet të quajtur Efraim, edhe atje rrinte bashkë me nxënësit e tij.