Zyra e Rinisë e Kryepiskopatës ka krijuar ndër vite traditën e bukur të ndihmave për njerëzit në nevojë. E tillë ishte inisiativa për të ndihmuar të moshuarit e “Shtëpisë Jeta” në Cërrik me një makinë larëse ( lavatriçe të re) aq e nevojshme për 20 banorët e kësaj shtëpie. Dorëzimi u krye nga At Grigori përgjegjësi i Zyrës Rinore dhe Aleksandër Dimroçi, duke falenderuar z. Joan që dhuroi shumën për blerjen e lavatriçes.
I pranishëm në këtë dhurim ishte dhe kleriku i famullisë së kishës “Lindja e Krishtit” Atë Petraq Dede.
Të moshuarit dhe stafi i këtij institucioni shprehën mirënjohjen për këtë dhuratë ndaj dhuruesit dhe Kishës Orthodhokse.