Po edhe ju, secili veç e veç kështu le ta dojë gruan e tij si veten e tij; edhe gruaja le t’i druhet burrit.
Ju djemtë bindjuni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. “Ndero atin tënd dhe nënën tënde”, i cili është urdhërimi i parë me premtim, “që të të bëhet mirë ty, e të jesh jetëgjatë mbi dhe”.
Edhe ju etërit mos zemëroni bijtë tuaj, por rritini ata me mësim e me këshillë të Zotit.
Ju shërbëtorët bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me frikë e dridhje, me thjeshtësi të zemrës suaj, si Krishtit, jo si shërbëtorë për sy e faqe, që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë me frymë dëshirën e Perëndisë, duke u shërbyer me mirëdashje si Zotit, edhe jo si njerëzve; sepse e dini që çfarëdo të mirë të bëjë secili, këtë edhe do të marrë prej Zotit, qoftë shërbëtor, qoftë i lirë.
Edhe ju zotërinjtë, po ato bëni për ata, duke lënë kërcënimet; sepse e dini, se edhe ju vetë keni Zot në qiejt, edhe ai s’ka anësi.
Edhe doli kjo fjalë për të nëpër gjithë Judenë, edhe nëpër gjithë vendet për rreth. Edhe nxënësit e tij lajmëruan Joanin për të gjitha këto.
Edhe Joani thirri pranë dy nga nxënësit e tij e i dërgoi te Jisui, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo të presim tjetër?
Edhe njerëzit, si erdhën tek ai, thanë: Joan Pagëzori na ka dërguar tek ti, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo të presim tjetër?
Edhe në atë orë ai shëroi shumë veta nga sëmundjet e nga mundimet e nga frymët e liga, edhe shumë të verbërve u fali të parët.
Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Shkoni e lajmëroni Joanin për gjithë sa patë e dëgjuat, se të verbër shohin, të çalë ecin, lebrozë pastrohen, të shurdhër dëgjojnë, të vdekur ngjallen, të varfër dëgjojnë lajmin e mirë.
Edhe lum ai që nuk do të skandalizohet për mua.
Edhe pasi ikën të dërguarit e Joanit, zuri t’i thoshte turmës për Joanin: Ç’keni dalë të shihni në shkretëtirë? Kallam që tundet nga era?
Po ç’keni dalë të shihni? Njeri të veshur me rroba të buta? Ja ata që janë me veshje të ndritur e që rrojnë në kënaqësira tek janë nëpër pallatet e mbretërve.
Po ç’keni dalë të shihni? Profet? Po, ju them juve, edhe më tepër se profet.
Ky është ai, për të cilin është shkruar: “Ja unë tek dërgoj engjëllin tim përpara faqes sate, i cili do të përgatisë udhën tënde përpara teje”.
Sepse po ju them juve, në mes atyre që kanë lindur prej grash asnjë nuk është profet më i madh se Joan Pagëzori, por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.
Edhe gjithë populli që dëgjuan atë dhe tagrambledhësit, njohën drejtësinë e Perëndisë, duke u pagëzuar me pagëzimin e Joanit.
Po Farisenjtë dhe mësuesit e ligjit, duke mos u pagëzuar prej tij, e mënjanuan prej vetes vullnetin e Perëndisë.