Çdo mish nuk është i njëjti trup; po tjetër është mish i njerëzve, e tjetër mish i kafshëve, e tjetër i peshqve, e tjetër i shpendëve. Ka edhe trupa qiellorë edhe trupa tokësorë; po tjetër është lavdia e qiellorëve, edhe tjetër e tokësorëve. Tjetër është lavdia e diellit, edhe tjetër lavdia e hënës, edhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ylli nga ylli dallon në lavdi.
Kështu edhe ngjallja e të vdekurve; mbillet në prishje, ngrihet në paprishje;
mbillet në çnderim, ngrihet në lavdi; mbillet në dobësi, ngrihet në fuqi;
mbillet trup gjallësor, ngrihet trup shpirtëror.
Ka trup gjallësor, ka edhe trup shpirtëror. Kështu edhe është shkruar: Njeriu i parë, Adami, “u bë shpirt i gjallë”; Adami i fundit, shpirt jetëdhënës.
Edhe pastaj doli dhe pa një tagrambledhës, me emrin Levi, duke ndenjur në doganë, edhe i tha: Eja pas meje. Edhe ai i la të gjitha dhe u ngrit e shkoi pas atij.
Edhe Leviu i bëri një pritje të madhe në shtëpinë e tij; edhe ishte një turmë e madhe tragrambledhësish dhe të tjerësh, që kishin ndenjur në tryezë bashkë me ta. Edhe shkruesit e tyre dhe Farisenjtë murmurisnin tek nxënësit e tij, duke thënë: Pse hani e pini bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë?
Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Nuk kanë nevojë të shëndoshët për mjek, po ata që kanë keq. S’kam ardhur të thërres të drejtë, po mëkatarë në pendim.