E premte, 27 tetor 2023- Leximet Biblike.

APOSTULLI - Kolosianëve 2:1-7.

Sepse dua ta dini ç’përpjekje të madhe bëj për ju edhe për ata që janë në Laodiki, edhe për gjithë ata që s’kanë parë fytyrën time në mish, që të ngushëllohen zemrat e tyre, duke u bashkuar në dashuri dhe në çdo lloj pasurie të kuptimit të urtësisë, që të njohin misterin e Perëndisë dhe Atit e të Krishtit, tek i cili janë fshehur gjithë thesarët e urtësisë e të diturisë. Edhe e them këtë që të mos ju gënjejë ju ndonjë me fjalë bindëse. Sepse ndonëse me trupin nuk jam aty, po me shpirtin jam bashkë me ju, duke u gëzuar e duke parë rregullin tuaj edhe qëndresën e besimit tuaj në Krishtin. Sikurse pra e keni marrë Zotin Jisu Krisht, në atë ecni, duke u rrënjosur e duke u ndërtuar tek ai, edhe duke u forcuar në besim, sikundër u mësuat, duke tepruar në të me falënderim.

UNGJILLI - Llukai 11:23-26.

Kush nuk është me mua, është kundër meje; dhe kush nuk mbledh bashkë me mua, shpërndan. Fryma e ndyrë, kur del prej njeriut, shkon nëpër vende pa ujë, dhe kërkon prehje; dhe duke mos gjetur, thotë: Do të kthehem në shtëpinë time nga dola. Edhe kur vjen, e gjen të fshirë e të stolisur. Atëherë shkon e merr me vete shtatë frymë të tjera më të liga se veten e saj, edhe hyjnë e banojnë atje; edhe gjendja e mëpasme e atij njeriu bëhet më e keqe se e para.