E diel, 5 shkurt 2023 – Leximet Biblike.

APOSTULLI - 2 Timotheut 3:10-15.

Po ti i re prapa mësimit tim, sjelljet, qëllimin, besimin, zemërgjerësinë, dashurinë, durimin, përndjekjet, pësimet, që më ndodhën në Antioki, në Ikoni, në Listër. Çfarë përndjekjesh pësova! Dhe Zoti më shpëtoi nga të gjitha. Po edhe gjithë sa duan të rrojnë me shprestari në Krishtin Jisu do të përndiqen. Po njerëzit e ligj e gënjeshtarë do të shkojnë mbarë në më të ligën, duke gënjyer dhe duke u gënjyer. Po ti qëndro në ato që mësove e u vërtetove, duke ditur prej cilit i ke mësuar; edhe se që nga foshnjëria i di shkronjat e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtim me anë të besimit që është në Krishtin Jisu.

UNGJILLI - Llukai 18:10-14.

Dy njerëz u ngjitën në tempull që të faleshin; njëri ishte Farise dhe tjetri tagrambledhës. Fariseu qëndroi e lutej me veten e tij, duke thënë: O Perëndi, të falënderoj, se nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, ose edhe si ky tagrambledhës. Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën nga gjithë ç’kam. Edhe tagrambledhësi kishte ndenjur larg e nuk donte as sytë të ngrinte përpjetë në qiell, po rrihte krahërorin e tij duke thënë: O Perëndi, mëshiromë mua mëkatarin. Ju them juve, ky zbriti në shtëpinë e tij i drejtësuar dhe jo ai, sepse kushdo që ngre lart veten e tij, do të përulet; dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart.