Edhe si doli në tokë në Qesari, u ngjit në Jerusalem, edhe si përshëndeti kishën, zbriti në Antioki. Edhe pasi ndenji ca kohë atje, doli e shkonte me radhë nëpër gjithë vendin e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë nxënësit.
Edhe një Judeas që quhej Apollo, lindur në Aleksandri, i cili ishte njeri i zoti në fjalë dhe i fortë në shkrimet, zbriti në Efes. Ky ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe i nxehtë në shpirt, fliste e mësonte me saktësi punët e Zotit, duke ditur vetëm pagëzimin e Joanit. Edhe ky zuri të flasë me guxim në sinagogë. Edhe Akila e Priskila, kur e dëgjuan atë, e morën me vete dhe i treguan udhën e Perëndisë më qartë. Edhe pasi donte të shkonte në Akai, vëllezërit u shkruan nxënësve e i këshillonin ta presin. Ky, kur erdhi, u ndihmoi shumë atyre që kishin besuar me anë të hirit. Sepse me shumë fuqi ua zbulonte Judenjve botërisht, duke treguar me anë të shkrimeve se Jisui është Krishti.
Deri sa keni dritën, t’i besoni dritës, që të bëheni bij të dritës. Këto foli Jisui, edhe iku e u fsheh prej tyre.
Po ndonëse bëri kaq çudira përpara tyre, nuk i besuan, që të përmbushet fjala e profetit Isaia që tha: “Zot, kush i besoi fjalës sonë? edhe cilit iu zbulua krahu i Zotit?” Prandaj nuk mund të besonin, sepse përsëri Isaia tha: “Verboi sytë e tyre, edhe ngurtësoi zemrën e tyre, që të mos shohin me sytë, edhe të mos kuptojnë me zemrën, edhe të kthehen, e t’i shëroj ata”. Këto tha Isaia, kur pa lavdinë e tij dhe foli për të.
Po edhe prej të parëve shumë veta i besuan, por nga frika e Farisenjve nuk rrëfenin, që të mos i nxirrnin jashtë sinagogës; sepse deshën lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë.
Edhe Jisui thirri e tha: Ai që më beson mua, nuk më beson mua, po atij që më dërgoi. Edhe ai që më vë re mua, vë re atë që më dërgoi. Unë kam ardhur dritë në botë, që të mos mbetet në errësirë kushdo që të më besojë. Edhe në dëgjoftë ndonjë fjalët e mia dhe të mos besojë, unë nuk e gjykoj; sepse nuk erdha të gjykoj botën, po që të shpëtoj botën.