KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
RINIA ORTHODHOKSE “BIJ TË DRITËS”
QËLLIMI: Grupi rinor orthodhoks ka si qëllim bashkimin dhe pjëmarrjen në Trupin e Krishtit nëpërmjet miqësisë, rritjes në dijen për Krishtin, dëshmisë dhe shërbimit. 2) OBJEKTIVAT: a) MIQËSIA * Rritja në Krishtin në miqësi të krishterë. * Mbledhja së bashku për aktivitete të ndryshme shpirtërore, sociale, edukuese dhe kulturore. * Të krijojë lidhje me rininë orthodhokse të qyteteve të tjera nëpërmjet, eskursioneve dhe shkëmbimit të eksperiencës, konferencave, kampingjeve.
b) RRITJA NË DIJEN PËR KRISHTIN * Pjesmarrja aktive dhe e vazhdueshme në adhurim nëpërmjet lutjeve, Liturgjisë Hyjnore dhe Mistereve të shenjta. * Studimi i besimit, Shkrimit të Shenjtë dhe traditës së Kishës Orthodhokse c) DËSHMIA * Të japë dëshminë orthodhokse nëpërmjet katekizmit në kishë, për katikumenët dhe të pagëzuarit, për fëmijët dhe adoleshentët, në universitet dhe në qytete dhe në fshatrat pranë. * Botimit, radios dhe televizionit * Muzikës dhe artit d) SHËRBIMI * Vepra që përfshijnë: vizita në azile, jetimore, spitale dhe institucione të tjera, ndihma për njerëz të ndryshëm, të varfrit dhe të sëmurrët veçanërisht të rinjtë, ofrimin e kohës dhe talenteve për shërbime të veçanta të kishës. * Pjesmarrja në aktivitetet ndërtuese