Prerja e Vasilopitës 2016 në Lidhjen Rinore Orthodhokse – Tiranë

Prerja e Vasilopitës 2016 në Lidhjen Rinore Orthodhokse - Tiranë

Të dielën me datë 17 Janar 2016, , në ambjentet e Sallës së Aktiviteteve Rinore prane Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u bë prerja e kulaçit të Shën Vasilit, Vasilopitës, tashmë e njohur në traditën orthodhokse. Programi filloi me Liturgjinë Hyjnore në Katedrale dhe menjëherë pas saj, shumë të rinj dhe të reja, aktivistë të Lidhjes Rinore “Bijtë e Dritës”, u drejtuan për të marrë pjesë në aktivitetin përkatës. Të pranishëm ishin gjithashtu Episkopi i Apollonisë Nikolla, Episkopi i Bylisit Asti, Arkimandrit Kozma Prifti, dhjak Stefan Ritsi, kordinatorë të grupeve rinore dhe katekistë. Në një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe festive, të rinjtë u njohën me historikun e traditës së kulaçit të Shën Vasilit, pregatitjen e saj dhe në fund përshëndeti Epiksop Nikolla duke folur shkurtimisht rreth jetës së Shën Vasilit. “Ky shenjtor” – theksoi ai të rinjve të pranishëm, “uroj që të shërbejë si një frymëzim për jetën tuaj rinore.” Në fund u bë edhe prerja e Vasilopitës e cila ishte e pregatitur nga një grup i posaçëm të rinjsh nën drejtimin e dhjakoneshës Aleksandria Ritsi. Qoft një vit i bekuar për të gjithë, duke vepruar gjthmonë me dashuri, duke ecur gjithmonë me Krishtin, duke luftuar gjithmonë për ta ndjekur Atë dhe duke u kthyer te Ai çdo here qe biem.