Mblidhet Asambleja VI e Lidhjes Rinore Orthodhokse të Ballkanit

Mblidhet Asambleja VI e Lidhjes Rinore Orthodhokse të Ballkanit

Në datat 18-21 Gusht 2016, pranë Akademisë Teologjike të Shën Vlashit në Durrës, u mblodh Asambleja VI e Lidhjes Rinore Orthodhokse të Ballkanit, BOYA (Balkan Orthodox Youth Association). Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 persona, të rinj, përfaqësues të rinive orthodhokse, që vinin nga të gjitha kishat orthodhokse të Ballkanit Greqia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria, si dhe pjesëmarrës, vullnetarë dhe perfaqësues të mitropolive nga vendi ynë, Shqipëria. Tema e këtij takimi ishte:” Shenjtëria e martesës në kohën e sotme” Qëllimi kryesor Lidhjes Rinore BOYA, është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të të rinjve orthodhoksë të Ballkanit si dhe inkurajimi i bashkëpunimit nëpërmjet lëvizjeve rinore, duke u bazuar në besimin orthodhoks dhe në traditën e saj. Këto aktivitete organizohen me bekimin e primatëve kanonikë të seicilës kishë, të cilët duan dhe urojnë që të rinjtë, në moshë relativisht të re, nxënës apo studentë të formuar, të bëhen pjesë e programeve të tilla në mënyrë që të krijohen lidhje dhe shkëmbime eksperiencash midis të rinjve orthodhoksë në Ballkan. Përfaqësuesit e të rinjve të Ballkanit, me datë 19 Gusht 2016, Kryepiskopi Anastas i priti në Selinë e Sinodit pranë Katedralës “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Më pas, ata vizituan ambjentet e brendeshme të Katedrales si dhe nderuan lipsanet e shenjta të Shën Kozmait të Etolise dhe Shën Joan Vladimirit. Gjithashtu, me datë 20 Gusht 2016, ata i mirëpriti në qytetin e Beratit Episkop Ignati në Katedralen e “Shen Dhimitrit”. Më pas, të rinjtë disa prej kishave te shumta historike dhe lagjet karakteristike historike te qytetit.si: lagjen Goricë me kishat e saj dhe Kalanë e qytetit duke u njohur me historikun dhe kishat e: Shen Triadhës, Shen Mari Vllahernës, Shen Kollit dhe ne katedralen Fjetja e Shen Marisë (Muzeu Onufri). Bashkë me ta, u bashkua grupi i Lidhjes RInore të Beratit duke i shoqëruar përgjatë gjithë kohës. Gjatë punimeve të Asamblesë, u bënë edhe zgjedhjet për Bordin e ri drejtues të BOYA dhe presidentin për 4 vitet e ardhëshme. Ne Bordin e ri u zgjodhen 3 te rinj nga Kisha e Shqiperisë. President i Bordit të BOYA, u zgjodh me vota unanime, Z.Jani Meni i cili ka kryer studimet për Teologji dhe Muzikë Bizantine në Fakultetin Teologjik “Kapodistria” të Athinës. Tashmë prej disa vitesh, jep kontribut te çmuar në Kishë, kryesisht me të rinjtë orthodhoksë dhe programet e ndryshme rinore. Ky titull honorifik dhe mjaft domethenes vjen me rastin e marrjes se presidences se radhes qe i takonte Shqiperise në këtë organizate që ka për qellim te zhvilloje dhe harmonizoje lidhjet mes te rinjve orthodhokse te Ballkanit. Gjithashtu pjese e bordit të BOYA, u zgjodh ne rolin e sekretarit rajonal, Dhjak Joan Qako nga Mitropolia e Beratit si dhe anëtare studentja Kristabela Goga e Akademise Teologjike “Ngjallja e Krishtit “Shen Vlash”, Durrës. Zyra e Rinisë Tiranë