Aktivitet falenderues!

Aktivitet falenderues

Me datë 22 Prill 2017, për grupin vullnetar të Lidhjes Rinore Orthodhokse të Tiranës, i cili gjatë Javës së Madhe Pashkë 2017 u angazhua në mbarëvajtjen e atmosferës festive të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, u organizua një drekë falenderimi në Lundër, shoqëruar më pas edhe me një ecje të gjatë në natyrë drejt liqenit artificial të Farkës. Është bërë traditë e bukur tashmë për të disatin vit rradhazi që menjëherë pas Pashkës, nga Zyra e Rinisë pranë Kryepiskopatës, organizon një aktivitet falenderues për të rinjtë vullnetarë pjesëmarrës të grupeve të ndryshme të shërbimit të cilët janë: Rregulli-miqësia, Dyqani i Katedrales, mbledhja e fondeve për njerëzit në nevojë, shërbimi në Hierore etj. Këto aktivitete bëjnë të mundur afrimin ndërjmet të rinjve më tepër me Perëndinë, Kishën dhe njeri-tjetrin.