Zyra e Rinisë dhe Qendra Studentore e Kishës Orthodhokse Tiranë, në bashkëpunim me drejtuesit dhe katekistët e grupeve rinore Korçë, me datë 20-21 Maj 2017, organizuan për të rinjtë e grupeve rinore dhe te katekizmit të Dioqezës së Korçës, modulin “Guxo të zbulosh”, mbështetur financiarisht nga organizata World Vision Albania, Kryepiskopata e Hirëshme e Tiranës dhe Mitropolia e Shenjtë e Korçës.
Gjatë këtij aktiviteti dy ditor, që u organizua në ambjetet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Korçë, morën pjesë rreth 50 të rinj dhe të reja nga Korça dhe zonat përreth: Korça, Progri, Pendavinj, Hoçisht, Ziçisht etj, ku patën mundësinë që të njiheshin më tepër me njeri tjetrin, të zbulonin të vërtetat e besimit, bazuar gjithashtu edhe të aktivitete argëtuese të cilat e bënë programin gjithëpërfshirës.
Ditën e dytë, pas përfundimit të Liturgjië Hyjnore, të rinjtë u mblodhën sërisht bashkë nën shoqërinë e njeri tjetrit ku mori pjesë gjithashtu edhe Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ai përgëzoi organizatorët dhë të rinjtë pjesëmarrës të aktivitetit dy ditor duke u theksuar atyre rendesine e kuptimit te jetes, shpëtimit, hapat qe duhen te ndjekin të rinjtë pa u lëkundur dhe pa u bërë pjesë e modës së mëkatit me qëllimin final bashkimin me Perëndinë.
Aktiviteti u mbyll me një drekë të përbashkët dhe të rinjtë u larguan për ne vendet e tyre të mbushur me gëzim dhe entuziazëm të cilin nuk nguruan ta shprehnin me atë të falenderimeve.
Lavdi Perëndisë