Takim festiv 1 ditor ndërmjet rinive të Tiranës dhe Korçës!

Takim festiv 1 ditor ndërmjet rinive të Tiranës dhe Korçës

Data 17 dhjetor 2016, pёr ne tё rinjtё Orthodhoksë, nuk ishte njё ditё e zakonshme. Zyra e Rinisë Tiranë, Qendra Studentore e Kishës Orthodhokse, si dhe Katekistë të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, prej disa ditёsh kishin bёrё pregatitje intensive, pёr organizimit e një aktiviteti të veçantë qё do tё kulmonte ditёn e shtunё: “Takim i përbashkët festiv i Rinisё Orthodhokse tё Tiranёs dhe Korçёs”. U nisёm me dёshirёn e madhe dhe entuziasёm pёr tё përjetuar nga afër atmosoferën e veçantë dhe festive që ofron ky qytet me rastin e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2017 si dhe për të njohur dhe pёr tё ndarё disa orё sёbashku me tё rinjtё studentë të Mitropolisё sё Korçёs. Rruga ishte e gjatё, jashtё ishte ftohtё por zёrat tanё duke kënduar kolendrat dhe thurur himne Perёndisё, krijuan njё atmosferё tё ngrohtё Krishtlindjesh brenda automjetit të udhëtimit. Me tё arritur nё qytetin e Korçёs, u takuam me të rinjtë të cilët kishin ardhur edhe nga zona të tjera të grupeve të katekizmit të kësaj mitropolie dhe zhvilluam njё takim nё kishёzёn “Shёn Visarioni” me Mitropolitin e Korçёs, Imzot Joanin. Tema takimit ishte “Liria dhe deformimi i njeriut”. Midis tё tjerave, hirёsi Joani theksoi: “Nё raste festash tё mёdha ёshtё mirё tё ndalojmё e tё diskutojmё disa tema qё janё shumё tё rёndёsishme siç ёshtё liria. Liria ёshtё shumё e rёndёsishme dhe nё kohёn e sotme po flitet shumё pë lirinë. Ajo liria ёshtё njё nga gjёrat mё kryesore qё ka njeriu. Perёndia e krijoi njeriun qё tё ishte i lirё dhe liria qoftё si barrё apo bekim, ёshtё diçka që nuk mund ti shmangemi. Çdo njeri ёshtё i prirur tё kundёrshtojë kufizimin, sepse kufizimi ndalon pёrmbushjen. Njeriu ёshtё krijuar pёr tё qёnё njё qёnie e lirё brenda tij, sepse mund tё jesh i lidhur nga jashtё dhe i lirё nga brenda, ose e kundёrta. Çdo njeri ёshtё krijuar i lirё dhe kёtu mbёshtetet dhe antropologjia e krishterё. Por nuk mjafton vetёm liria por duhet dhe njё pёrgjegjshmёri e madhe. Ne duhet tё arrijmё lirinё tonё tё thellё tё brendshme. Ne smund ta realizojmё vetё kёtё gjё, prandaj erdhi edhe vetë Shpёtimtari, që tё çlironte shpirtin tonё tё robёruar”. Pas bisedёs, pёrfaqёsues tё rinisё sё Tiranёs, dorёzuan tek Mitropoliti i Korçёs disa dhurata të pregatitura ku midis tё tjerave u dhurua shuma prej 15 mijë lekësh të reja, kontribut i të rinjve për mensёn e tё varfёrve “Shёrbimi i Dashurisё” nё Korçё. Pas takimit tё gjithё sё bashku, vizituam Kishën “Burimi Jetëdhënës” dhe më pas katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku u pritёm ngrohtёsisht nga Atё Ilia Kotnani që na foli dhe mё shumё pёr historikun e katedrales, apo dhe tё disa nga kishave qё ndodhen nё qytetin e Korçёs. Aktiviteti vijoi me njё drekё të përbashkët. Nuk munguan momentet festive. Kёngёt e Krishtlindjes, kёngё popullore, miqësia mes të rinjve, shkëmbimi i eksperiencave si dhe meditimi i përbashkët për Krishtlindje, ishin pjesë e programit të përbashkët festiv. Episkop Asti falenderoi organizatorët e programit dhe të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë aktivitet shumë të bukur dhe të veçantë. Ai inkurajoi të rinjtë që të bashkëpunojnë vazhdimisht me klerikë, katekistët dhe me njeri tjetrin, të qëndrojnë sa më pranë Kishës si dhe i ftoi ata të mendojnë seriozisht që në të ardhmen e tyre të bëhen punëtorë të vreshtës së Zotit. Në fund, për të gjithë të rinjtë (rreth 90 të rinj), u shpёrndanё dhurata të ndryshme dhe padiskutim nuk mund tё largoheshim pa vizituar disa nga vendet mё tё zbukuruara tё qytetit të Korçёs siç ishin Pazari, Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, bulevardi dhe pedonalja, qё vezullonin nga dritat dhe dekoret festive. Takimi midis dy rinive u mbyll me tërë këto bekime dhe me besimin e bashkëpunimeve të afërta mes grupeve të tjera rinore të qyteteve të vendit.