Ekskursion shpirtëror – Krishtlindje 2019!

Ekskursion shpirtëror - Krishtlindje 2019!

Sot me datë 14 Dhjetor 2019, Zyra e Rinise prane Kryepiskopates, organizoi per te rinjte Orthodhokse te Tiranes dhe Durresit, ekskursionin e shumepritur ne qytetet e bukura dhe te bekuara te Juglindjes se vendit, Pogradecit dhe Korçes. Shpirti u perplote teksa psalmonte vazhdimisht me lavderim e adhurim Festen e shenjte te Krishtlindjes. Ndalesa e pare ishte ne Kishen Katedrale te Pogradecit, ku te rinjte Orthodokse, u priten me gezim e miresi nga klerikët e Kishes, perfshire ketu dhe motrat e vellezerit e tyre te Rinise Orthodhokse Pogradec, per te perjetuar se bashku adhurimin mallengjyes qe eskursioni i sotem ofroi. Gjate vizites ne kete kishe, paten bekimin e madh te nderonin lipsanet e shenjta te disa shenjtoreve dhe te merrnin bekim prej tyre. Me pas, te rinjte shpenzuan kohe te mjaftueshme duke shetitur ne qytet buze liqenit te Ohrit dhe jo vetem. Me zemren tashme perplot, te rinjte vazhduan udhetimin drejt qytetit tradicional të Korçës dhe pikerisht, ne Katedralen madhështore “Ngjallja e Krishtit” ku medituan, psalmuan dhe u ngazelluan ne Krishtin! Ate Vangjeli, klerik i Katedrales, pasi uroi mirese ardhjen, ndau me te rinjte çaste mjaft te bukura dhe kerkoi prej tyre te njohin me teper e te jetojne me cilesisht, Driten e Madhe te Krishtit! Te rinjte Orthodhokse te Tiranes e Durresit u takuan me disa perfaqesues te Rinise Orthodhokse te Korçes, ku menjehere perqafuan ngrohtesisht njeri tjetrin, drekuan dhe soditen se bashku qytetin e zbukuruar dhe te ndriçuar te Korçes me rastin e Krishtlindjeve. Edhe gjate kthimit per ne Tirane, nuk u ngurua per asnje çast adhurimi i thelle i Mbretit qe lindi ne 25 Dhjetor. Me zemren ndezur, te rinjte lexuan dhe psalen se bashku kenge dhe lutje te ndryshme rreth festes se Krishtlindjes. Ky ishte nje aktivitet mjaft i bukur dhe mbreslenes, i cili fuqizon gjendjen shpirterore te te rinjve qe duan vertet t’a perjetojne Krishtlindjen me Krishtin!