THIRRJE PER PERFSHIRJE DHE MOBILIZIM!

Përfundon nisma pë Institutin e të Verbërve të Tiranës.

Sot me date 19 Dhjetor 2018, Rinia Ortodokse e Tiranes, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, ne kuader te nismes se Krishtlindjeve per Institutin e te Verberve te Tiranes dhe me mbeshtetjen financiare nga besimtare te ndryshem nga brenda dhe jashte vendit, organizoi aktivitet festiv ne Institutin e te verberve ku siguroi edhe nje pajisje shume te domosdoshme per aspektin edukativ dhe arsimor. Me fondet e mbledhura u ble dhe u sigurua Karta e Zërit te nivelit profesional, e cila do tu sherbeje jo vetem 75 nxenesve te ketij Instituri, por gjithashtu edhe shume te tjereve te cilet kane kufizime shikimi ne mbare vendin me ane te rregjistrimeve me zë te librave dhe botimeve te ndryshme per kete kategori. Perfaqesues dhe te rinj nga Rinia Ortodokse e Tiranes, pasi vizituan me pare studiot dhe ambjentet e institutit, vijuan me nje program te perbashket festiv i cili u pershendet nga nendrejtori i Institutit z. Emiliano Lule dhe me pas, kordinatori i Zyres se Rinise z. Jani Meni, falenderoi te gjithe gjithe sa moren pjese ne realizimin e ketij aktiviteti dhe mbeshtetesit e kesaj nisme.