Pranë njerëzve në nevojë – Termeti 2019!

Pranë njerëzve në nevojë - Termeti 2019!

Respekt dhe mirenjohje maksimale per kedo qe na u bashkua edhe sot ne nismen e Rinise Orthodhokse te Tiranes per te ndihmuar rreth 150 persona PA DALLIM FETAR, te cilet po strehohen aktualisht ne manastirin e Hirshem te Shen Vlashit Durres, i cili ka hapur dyert per te strehuar qytetare te Durresit, per shkak se banesat e tyre jane shkaterruar apo ndodhen ne rrezik dhe janë klasifikuar si te pabanueshme prej 3 ditesh. Ushqime, veshmbathje, ilaçe si dhe vlerat monetare te dhuruara, kane shkuar ne Manastir dhe jane vene ne dispozicion te njerezve ne keto situata shume te veshtira. Te dashur besimtare dhe kushdo tjeter qe e lexon kete njoftim: Ju sigurojmë se nga dhuratat qe keni ofruar NUK do te humbase asgje! Te gjitha jane strukturuar qe te perfundojne ashtu siç njoftohet kur behet thirrje per ndihme. Një ekip i tere klerikesh, punonjesish, studente te Teologjise dhe vullnetaresh, po punojne me perkushtim dhe vetemohim per t’iu qendruar sa me prane ketyre njerezve. Fotot jane shkeputje nga perpjekja e dites se sotme! Zoti bekofte kedo qe jep dashuri dhe solidarizohet ne keto dite te veshtira.