Të dashur miq:
Me shumë gëzim, ju njoftojmë se falë mbështetjes dhe bujarisë suaj, nisma e bamirësisë e ndërmarrë në kuadër të Krishtlindjeve 2020 për ndërtimin e çatisë së një familje shumë të varfër që jeton në Mullet të Tiranës, përfundoi me sukses!
Tjegulla e fundit u vendos pikërisht dje, ditën e Krishtlindjeve me datë 25 Dhjetor 2020.
Fondi i mbledhur për këtë nismë është 210’960 of 159’800 Lek
Në një kohë fare të shkurtër, u bë e mundur sigurimi i fondit të domosdoshëm sipas preventivit paraprak, blerja e materialeve të ndërtimit dhe realizimi i kësaj nisme falë mbështetjes financiare të dhuronjëve nga brenda dhe jashtë vendit si dhe punës së pandërprerë të vetë anëtarëve dhe miqve të afërt të familjes duke punuar ditën dhe natën.
Me fondet e mbetura, në ditët në vijim do të vazhdojmë të plotësojmë nevoja të tjera të kësaj familje që janë shumë të domosdoshme sidomos për vajzën e vogël 3 vjeçare e cila meriton të ketë një fëmijëri normale dhe dinjitoze.
Një falenderim shumë të ngrohtë nga zemra ju shprehim ne dhe familjarët, duke ju uruar vetëm të mira dhe begati që vutë dorën në zemër dhe i patë në këto ditë shumë të vështira.
Kjo është Krishtlidje me Krishtin!
Gëzuar!