Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Hirësi Andonit në datën 4 shkurt 2021 Zyra e Katekizmit të Mitropolisë sonë së bashku me përfaqësues të Zyrës Rinore pranë Kryepiskopatës vizituan nga afër ambientet e Spitalit Psikiatrik në Elbasan duke ofruar ndihma në veshmbathje. Gjithashtu po në këtë ditë u zhvillua një vizitë edhe në zonën e Zavalinës në kishën e “Shën Gjergjit” ku shërben Atë Sotir Toçi. Për disa familje në nevojë të zonës u siguruan ushqime dhe veshmbathje. Bashkëpunime të tjera priten të ndodhin edhe në të ardhmen. Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë ata që mbështesin iniciativat tona në dobi të komunitetit.